Tiranë | Tërhiqet një tjetër kandidat i mazhorancës nga gara për postin e Presidentit

alt

Në një deklaratë publike për mediat, Hoxha shpjegon arsyet e tërheqjes së tij, pak para votimit në Kuvend, duke deklaruar se “nuk mund të jetë pjesë e vazhdimit të një procesi që paralajmëron furtunë”. “Deri pas mbledhjes së mbrëmshme kam shpresuar se procesi presidencial mbante frymën minimale të mirëkuptimit dhe konsualitetit. Madje dhe sot në mëngjes, pasi kam marrë me qindra mesazhe urimi, një pjesë e mirë më kanë ardhur nga individë brenda ose pranë PS-së, kam vazhduar të shpresoj se procesi presidencial premtonte ende mirëkuptim dhe konsensus”, thuhet në deklaratën e Hoxhës. Por, vijon ai, duke parë qëndrimet e eksponentëve socialistë dhe pranë tyre të cilët filluan të përdorin me agresivitet dhe paturpësi të gjitha batutat e bajatosura në këto 22 vite, përfshirë dhe shpifjet dhe shantazhet, arrita në përfundimin se procesi presidencial nuk mund të ketë as minimumin e civilizimit dhe aq më pak të vullnetit të mirë për zgjidhje të arësyeshme dhe konsensuale; arrita të kuptoj se procesi për shkak të interesave politike nuk lejohet të kontribuohet nga faktorët civilë. Deklaroj se nuk mund të jem më pjesë e vazhdimit të këtij procesi që mesa duket paralajmëron furtunë”, thuhet në deklaratën e kandidatit të tërhequr, Artan Hoxha.