Tiranë | Të premten raundi i tretë për zgjedhjen e Presidentit të ri

Kuvendi-i-Shqiperise

Pas mbylljes pa rezultat të raundit të dytë të votimit më 4 qershor në Kuvend, Konferenca e Kryetarëve, u mblodh dy ditë më parë për të caktuar datën e raundit të tretë. Për shkak të mungesës së konsensusit për datën e raundit të ri, vendimi për këtë çështje i’u la seancës parlamentare, e cila mes dy alternativave të paraqitura, datës 8 qershor, të kërkuar nga maxhoranca dhe 10 qershor, të propozuar nga opozita, miratoi të parën. Kuvendi ka konsumuar deri tani dy, nga pesë raundet e votimit për zgjedhjen e presidentit të ri të Republikës, ndërkohë që në konkurrimin për garën presidenciale nuk është paraqitur asnjë kandidat zyrtar.