Tiranë – Të pandehurit e “Gërdecit” kërkojnë vecimin e dosjes

Dosja “Gërdeci” për të cilën prokuroria ngriti akuzë për 29 persona, ndodhet për gjykim në Gjykatën e Lartë, pasi njëri nga të pandehurit është ish-ministri i Mbrotjes, kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, i cili ishte me imunitet. Një kërkesë e tillë nuk është bërë nga avokati mbrojtës i administratorit të “Albademil”, Mihal Delijorgji i cili akuzohet si një ndër përgjegjësit e tragjedisë dhe që ndodhet në gjëndje arresti. Ndërsa përfaqësuesi ligjor i ish-ministrit Mediu i ka lënë në dorë Gjykatës të marrë një vendim, duke mos u shprehur në lidhje me këtë kërkesë. Kërkesa për gjykim të vecuar është kundërshtuar nga përfaqësuesi i grupit të prokurorëve Sokol Stojani i cili i kërkon Kolegjit Penal të mos e marrë parasysh. Nga ana e saj prokuroria i kërkon gjykatës që të marrë vendim që një avokat të mbrojë jo më shumë se një të pandehur. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë është tërhequr për të vendosur mbi kërkesën e 19 të pandehurve të tragjedisë së Gërdecit, për gjykim të vecuar. Nëse gjykata vecon cështjen atëherë i takon që dosja e ish-ministrit të Mbrojtjes të vecohet nga 28 të pandehurit e tjerë. Nga 29 të pandehur të cilët prokuroria i ka ulur në bankën e të akuzuarve si përgjegjës për shpërthimin e fabrikës së demontimin “Albademil”, vetëm 4 janë të arrestuar. Ish-drejtori i kompanisë shtetërore MEICO, Ylli Pinari, administratori i kompanisë “Alba Demil”, Mihal Delijorgji dhe ish-drejtorin teknik të fabrikës së çmontimit të municioneve, Dritan Minxolli, si dhe ish punonjësi i MEICO-s Sokol Gjeci. Të pandehur që gjykohen në gjendje të lirë janë ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu; ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Luan Hoxha; zëvendësi Agim Lala, Shpëtim Spahiu, Zija Bahja, Ramadan Tartari, Ndue Marku, Sokol Gjeçi, Ardian Mullahi, Adriatik Mema, Shkëlzen Madani, Dashnor Çaushaj, Zenun Fero, Hysni Coçka, Hilmi Laçaj, Fari Toska, Rezart Tërshana, Besnik Dauti, Agim Babameto, Fiqiret Mato, Lavdi Shatro, Gëzim Oshafi, Denis Hajdari, Jorgo Mino dhe Fatbardh Kuçi.