Tiranë | Të enjten vendoset për raundin e tretë për Presidentin e ri

alt

Pas mbylljes sot pa rezultat të raundit të dytë të votimit, sipas rregullores parlamentare, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, thirri konferencën e Kryetarëve për të caktuar datën e zhvillimit të raundit të tretë për zgjedhjen e Kreut të shtetit. Sipas njoftimit për shtyp nga Kuvendi, shumica e anëtarëve në konferencë mbështetën propozimin që raundi i tretë për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës të zhvillohet ditën e premte, më datë 8 qershor. Por, ky propozim nuk u mbështet nga anëtarët e opozitës, të cilët propozuan dy data të tjera për zhvillimin e raundit të tretë, ditën e hënë më datë 11 qershor ose ditën e dielë, datë 10 qershor, ora 10:00. Për mungesë konsensusi, Konferenca vendosi që zgjedhja e njërit prej këtyre propozimeve të bëhet sipas Rregullores së Kuvendit, në seancën e ardhshme plenare.