Gjatë konferencës për shtyp pas nënshkrimit të marrëveshjes me homologun kosovar, Fehmi Mujota, për njohjen e lejeve të drejtimit për automjetet, Olldashi u shpreh se, kriteret ekonomike do të përbëjnë bazën në përcaktimin e kompanisë fituese që do të marrë me koncension autostradën Durrës-Kukës Morinë. Nga ofertat teknike janë përzgjedhur 5 kompani të mëdha ndërkombëtare dhe shumë shpejt pritet të hapet tenderi për paraqitjen e ofertave ekonomike.