Tiranë – Takim i Ministrave të Jashtëm të Komisionit të Partneritetit

Të ftuar nga Ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha, në takim marrin pjesë homologët e tij nga Bosnjë-Hercegovina, Maqedonia dhe Mali i Zi, Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Integrimit Evropian të Kroacisë, si dhe Zv. Ndihmës Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas burimeve të ministrisë së Jashtme, takimit do t’i drejtohet me një fjalë përshëndetëse edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, z. Jaap de Hoop Scheffer, i cili vjen për një vizitë në vendin tonë. Në përfundim të takimit do të miratohet edhe një deklaratë e përbashkët e Ministrave të Punëve të Jashtme të Komisionit të Partneritetit të Kartës së Adriatikut.

Advertisement