Tiranë | Tahiri: shoferi i kryeministrit ka galeri kromi në Bulqizë

“Ne jemi për t’i dhënë pavarësi Prokurorisë. Jemi për t’i dhënë pavarësi gjykatave, që drejtësia të jetë pronë e të gjithëve. Duam të shembim të paprekshmit, jo vetëm duke kufizuar imunitetin formalisht.”- u shpreh Tahiri. Ndër të tjera, deputeti Tahiri lëshoi akuza ndaj kryeministrit Berisha në lidhje me pasurinë që, sipas tij, ka shoferi personal i shefit të ekzekutivit. “Kush është Met Shkreli zoti kryeministër. Eshtë një oficer në Gardë, prej më shumë se 10 vjetësh është shofer i Berishës. Ai ka blerë 49% të aksioneve të shoqërisë “Miti 03” dhe ka një galeri kromi në Bulqizë. Mendoni ku është katandisur pasuria kombëtare, sa edhe shoferi i Kryeministrit ka galerinë e vet në Bulqizë. Zoti Kryeministër përgjigjiu shqiptarëve çfarë lloj imuniteti ka shoferi yt, përvec të qenit shoferi yt dhe përvec të pasurit imunitetit personal prej teje? Pa u shkulur vetë Kryeministri, nuk shkulet dot as korrupsioni dhe nuk vendoset dot as shteti ligjor. Premtimi ynë për të gjithë ju jashtë sallës së Kuvendit, familjarë, sekserë, drejtorucë partie apo marifetçinj korrupsioni dhe 100-fish për ju këtu brenda, deputetë, ministra dhe për vetë Kryeministrin, kusuret me drejtësinë do i lani një më një dhe këtij populli do i paguani cdo qindarkë që i keni marrë padrejtësisht, duke dalë përtej ushtrimit të detyrës, ndaj mos u rehatoni kurrë”, tha Tahiri.  

Advertisement