Tiranë – Tahiri: PD nuk ka vullnet për zgjidhjen e krizës

Tahiri ka shtuar se kriza politike vazhdon pasi “PD dje nuk tregoi vullnet për zgjidhjen e saj me të njëjtat mënyra siç ka bërë deri më sot për pengimin me çdo kusht të transparencës”. Ai u ndal edhe në deklaratat e eurodeputetes Doris Pack, e cila sipas tij bëri propozimin më të mirë të mundshëm që u hodh poshtë nga Berisha. “Partnerët tanë evropianë të djathtë e të majtë, vetë PE, kërkojnë zgjidhjen e menjëhershme të krizës, me më shumë forcë seç kërkohet në Rezolutën e 8 korrikut e që PD s’ka vullnet ta zbatojë”, tha Tahiri. Akuzat e Tahirit vijuan më tej duke e cilësuar kryeministrin Sali Berisha si të vetmin të mbyllur në bunkerin e krizës, pasi ishte i vetmi i cili refuzoi transparencën, ndonëse Europa kërkon me forcë të zgjidhë krizën.

Advertisement