Tiranë | Tahiri: opozita të mos politizojë vrasjen e Santos

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri deklaroi sot në komisionin e Ligjeve se hetimet për vrasjen e biznesmenit Artan Santo po vazhdojnë, por ato kanë vështirësi.

Nga ana tjetër, Ministri u kërkoi deputetëve të opozitës që të mos e politizojnë këtë ngarje të rëndë, por të bashkohen me policinë. Dy projektligje, “Për përdorimin e armëve të zjarrit” dhe “Për armët”, që synojnë forcimin e sigurisë publike, po prezantohen sot në komisionin e Ligjeve nga ministri Tahiri. Duke marrë shkas nga kjo, deputeti i opozitës Eduard Halimi iu referua vrasjes së biznesmenit Santo duke shprehur shqetësim për akte të tilla kriminale, që kërcënojnë sigurinë publike. Ministri kërkoi që kur flitet për biznesmenë të përcaktohen qartë kriteret. Ndërsa deputeti Halimi përsëriti shqetësimin për sigurinë publike, e cila sipas tij sot “është përtokë”.

Advertisement