Tiranë | Tafaj: arsimi i lartë ka ende sfida

Friday, December 19, 2025

I thirrur në komisionin parlamentar të medias dhe arsimit, për kriteret e licencimit dhe dhënies së diplomave nga arsimi i lartë privat, ministri Myqerem Tafaj pranon se arsimi i lartë ka ende sfida. Ai deklaroi se sistemi ynë arsimor, pavarësisht këtij rasti, nuk është i imunizuar nga shkeljet. Tafaj shtoi se është detyrim që “çdo shkollë private të ruajë regjistrat dhe amzat”. “Kristali s’ka pasur asnjëherë vlerësim maksimal. Është vlerësuar për investime në hapësira e staf pedagogjik”, tha Tafaj. Ministri i Arsimit theksoi se nga mbi 40 institucione të arsimit të lartë në Shqipëri, vetëm 3 privatë e kanë statusin e universitetit, pasi ofrojnë dhe diplomë të nivelit të tretë, pra për master e doktoraturë. Nga kontrollet e bërë tek Universiteti “Kristal”, para skandalit të diplomës të Renco Bosit, sipas ministrit, cilësia rezulton të ketë qenë mesatare. Ky universitet, të cilit tashmë i është pezulluar licenca, është vlerësuar kryesisht për stafin pedagogjik dhe auditoret që ka krijuar për studentët e vet.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -