Sipas zëdhënësit të Taçit, nuk ka pasur asnjë konfrontim fizik me gazetarin Mero Baze. Ndërkohë që është i kërkuar nga policia, Taçi deklaron se nuk ka pasur konflikt. “Sulmi ndaj meje bëhet për shkak të biznesit. Nuk kam cenuar integritetin e asnjë medie. Sulmi bëhet për tjetërsimin e aktivitetit të kompanisë që unë drejtoj. Unë nuk kam pasur konflikt fizik me Mero Bazen”, thuhet në deklaratën e shpërndarë nga Taçi.