Tiranë | Subashi: Ja pse u shkarkua Zana Xhuka

Deputeti socialist, Armando Subashi, argumentoi sot në seancën kuvendore shkarkimin nga detyra të ish-kryeinspektores së ILDKP-së, Zana Xhuka. Sipas tij, zanafilla e procesit për shkarkimin e Xhukës është “një ankesë e 35 nga 40 punonjësit e institucionit ndaj drejtueses”. Subashi tha se, sipas ankesës, Kryeinspektorja nuk ka zbatuar ligjin dhe ka neglizhuar qëllimisht detyrat e saj për një periudhë afro njëvjeçare, e për pasojë kjo ka cuar në paralizimin institucionit në fjalë”. Subashi vlerësoi se Kuvendi, i gjendur përballë një kërkese të tillë, të ilustruar me argumente, nuk mund të mbyllte sytë. Përpos kësaj, deputeti socialist tha se Xhuka nuk plotësonte kriteret taksative që kërkonte ligji, të jetë ekonomiste financiare ose jurist dhe të ketë 10 vjet në profesion. Në përgjgje të akuzës së opozitës për shkelje të rregullores së Kuvendit, Subashi theksoi se “nuk ka asnjë shkelje të rregullores dhe se institucioni ligjvënës ka qenë në të drejtën që i njeh rregullorja.

Advertisement