Tiranë – Studentët e bujqësorit ndërpresin grevën, regjistrohen në DND

Situata në mjediset e këtij universitetit sot në mëngjes paraqitet e qetë, ndryshe nga një ditë më parë kur studentët pushtuan derën e tij dhe bojkotuan mësimin, duke provokuar edhe ndërhyrjen e forcave policore për të stabilizuar situatën. Madje studentët grevistë, të cilët tashmë e kanë ndërprerë atë, pohojnë se figurojnë të regjistruar në nivelin DND. Por nga vendimi i qeverisë ka patur reagime të hapura nga dekanati, konkretisht nga zv/dekani Meço, sipas të cilit ai nuk bën një gjetur veçse e çon fakultetin në kolaps. “Do të shkelim cilësinë e nivelit të parë dhe vendimi është teknikisht i pazbatueshëm”, mësohet të jetë shprehur ai lidhur me një fakt të tillë. Dje në orët e mbrëmjes, ministria e Arsimit dhe Shkencës ka komunikuar publikisht vendimin e marrë në akord me Rektoratin e universitetit Bujqësor të Kamzës lidhur me pranimin në nivelin e Diplomave të Nivelit të Dytë të studentëve grevistë, gjë e cila i detyroi këta të fundit të dilnin nga greva 8-ditore.

Advertisement