Përmes nënkryetarit të KLD-së, Kreshnik Spahiu, ky institucion ka lëshuar kritika të ashpra ndaj gjyqtarëve, duke kërkuar prej tyre angazhim maksimal për të përmbushur detyrimet e Bashkimit Evropian në lidhje me sistemin gjyqësor në vend. Konkretisht, Spahiu ka kërkuar dënim të ashpër për çështjet e korrupsionit nga ana e gjyqtarëve, si edhe një politikë të ashpër penale për krimet. Më tej, ai u ka bërë thirrje gjyqtarëve që të mos shkelin të drejtat e palëve në gjykim.