Tiranë | Spahiu: jo regjistrimit të popullsisë mbi baza fetare

“Një nga elementët kryesor është kombi, nëse e heqim këtë element nuk mbetet gjë tjetër. Regjistrimi i popullsisë duhet të fillojë një orë e më parë, por jo mbi baza fetare. Pse duhet të fusim në garë komunitetet fetare për të numëruar besimtarë e tyre. Është detyrim i shtetit”, tha Spahiu. Në takimin e Shoqatës “Fan Noli”, Spahiu u shpreh se Shqipëria nuk mund të kthehet në një vend me shumë etni, sepse realisht nuk është i tillë. “Zgjedhjen ta gjejnë përmes Kushtetueses. Jemi përballë një realiteti të hidhur, jemi në tranzicion kur shqiptarët vetëm pas 20 vitesh po marrin karta identiteti”, tha Spahiu.

Advertisement