Në garë deri tani kanë mbetur ish ministri i Drejtësisë Aldo Bumçi, Gjergj Bojaxhi dhe deputetja Lajla Pernaska. Një nga figurat më të vjetra në PD, Besnik Mustafaj deklaroi dje tërhiqjen nga politika në 4 vitet që vijnë. Mustafaj deklaroi se për shkak të mungesës së transparencës, debatit të brendshëm dhe mosrespektimit të statutit të PD-së, për një garë që sipas tij duhet të ishte e ndershme, ai e mori këtë vendim. Kryesia do të përzgjedhë vetëm dy kandidatura që do ta vazhdojnë këtë garë. Ndërkohë që kryeministri dhe njëkohësisht kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka shprehur simpatinë për ish anëtarin e Kop Aldo Bumçi, pritet të gjendet se kush do të jetë rivali i tij. Po kështu Partia Demokratike pritet të mbledhë kryesinë sot në mbrëmje për të ndarë përfundimisht se me kë do të përfaqësohet në zgjedhjet e 28 qershorit.