Në seancën e sotme pritet që të përzgjidhen ekspertët e rinj, që do të verifikojnë videoregjistrimin. Riekspertimi i video-përgjimit ndaj Metës u vendos disa seanca më parë, kur Gjykata e Lartë shpalli të pavlefshëm akt-ekspertimet e kryera nga dy ekspertët të huaj lidhur me këtë video që ishte kërkuar nga prokuroria shqiptare.