Tiranë – Sot shqyrtimi i propozimeve të PS

Bëhet fjalë për një nismë mbi ndryshimin e ligjit aktual mbi komisionet hetimore parlamentare, si edhe një tjetër me kërkesën për hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit. Ka qenë vetë kryetari i komisionit parlamentar të Ligjeve, Ilir Rusmajli, i cili deklaroi në mbledhjen e së enjtes të Kuvendit, se diskutimi për draftin e sjellë nga opozita do të fillojë të hënën paradite. Sipas rregullores së Kuvendi, kjo është edhe mbledhja e parë kalendarike e komisionit të Ligjeve. Ndërkaq, pritet që me këtë rast, në Kuvend të paraqiten edhe deputetët e Partisë Socialiste, të cilët janë caktuar si anëtarë të komisionit parlamentar të Ligjeve.

Advertisement