Tiranë – Sot pyetësori për kandidatin e tretë në Gjykatën e Lartë, Vexhi Muçmata

Ai përmbyll në këtë mënyrë fazën e marrjes në pyetje të kandidatëve, ndërsa gjatë këtyre ditëve është realizuar i njëjti proces edhe për kandidatin e parë Medi Bici dhe të dytin Sokol Çomo. Ndërkaq, pasi të tre kandidatët do të jenë marrë “në provim” nga anëtarët e komisionit parlamentar të Ligjeve, kandidaturat do të shkojnë për votim të hapur në Kuvend. Seanca dëgjimore e komisionit dje ishte për kandidatin Sokol Çomo, i cili deklaroi se gjatë karrierës së tij nuk ka pasur mbështetje politike.

Advertisement