Ai zhvillohet pas një turi të dytë protestash të mbajtura në disa rrethe të vendit si Elbasani, Berati, Durrësi, Fieri, Vlora dhe Shkodra, nën sloganin “Berisha hap kutitë ose largohu”. Kjo e sotmja parashikohet nga socialistët që të jetë protesta më e madhe e fundvitit, duke paralajmëruar një tur të ri protestash pas festave. Përmes saj, socialistët sërish do t’i kërkojnë kryeministrit Berisha që të hapë kutitë e votimit të 28 qershorit, ose në të kundërt të zhvillojë zgjedhjet e parakohshme. Ndërkaq, kërkesave të radhës së opozitës, gjatë këtyre dy ditëve iu është shtuar edhe ajo e anullimit të masës së fundit të marrë nga Enti Rregullator i Energjisë për rritjen e çmimit të produktit të energjisë, si edhe ai i ndarjes para Vitit të Ri të pagave dhe shpërblimeve për buxhetorët.
Previous article
RELATED ARTICLES


