Tiranë – Sot përkujtohet eksodi i shqiptarëve

Kryeministri Sali Berisha, në mbledhjen e para dy ditëve të grupit parlamentar të Partisë Demokratike bëri publike nismën më të fundit të qeverisë, në përkujtim të eksodit të madh të shqiptarëve përmes ambasadave. “Mitingu do jetë më 1 korrik pasdite në Qytetin Studenti dhe më 2 korrik do të jetë ekspozita. Është zgjedhur ‘Qyteti Studenti’ për mitingun si një simbolikë, pasi 2 korriku përbën përpjekjen e madhe të rinisë shqiptare për të shembur murin e Berlinit në Tiranë. ë Atë ditë, me qindra dhe mijëra të rinj shqiptarë shembën murin dhe hynë në territorin e ambasadave të vendeve të lira. Ne duhet ta nderojmë këtë datë. Duhet ta nderojmë këtë datë si një datë shumë të shënuar në historinë e demokracisë së këtij vendi”, tha Berisha lidhur me një fakt të tillë.

Advertisement