Për ndërtimin e parkimeve nëntokësore në kryeqytet, Bashkia e Tiranës ka zhvilluar tenderat për dhënien me koncesion të Parkut “Rinia” dhe sheshit “Italia”. Ndërsa lidhur me miratimin e projektbuxhetit afatmesëm pritet që të ngjallen reagime mes këshilltarëve të Bashkisë, pasi bëhet fjalë për ndarjen e fondeve, zonave që do t’u kushtohet më shumë prioritet etj. Nga ana tjetër, debate pritet të ketë edhe për gjobat që u vihen subjekteve rrugore për qarkullimin në kryeqytet.