Tiranë – Sot festa e Novruzit

Friday, December 5, 2025

“Zoti le të bëjë që njerëzimi nga Lindja deri në Perëndim të jetojë në paqe dhe në begati të plotë”, ka drejtuar ai lutjen në ditën e madhe të këtij komuniteti fetar. Sipas Baba Reshatit, njerëzit duhet t’i kthehen Zotit dhe besimit, për të gjetur në këtë mënyrë rrugën e drejtë të të jetuarit. Duke dënuar hipokritët, të pabesët dhe atë njeri që kundërshton Zotin, Baba Reshati tha se bota ka nevojë për qartësi dhe paqe. Dita e Novruzit sinjifikon për besimtarët bektashinj ditëlindjen e të madhit Imam Aliu në Qabe. Kjo ditë në fakt përkon edhe me fillimin e vitit të ri sipas sektit bektashian, duke shënuar për të gjithë besimtarët e kësaj feje ditën e fisnikërisë bektashiane si dhe ditën e ringjalljes së madhe.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -