Tiranë | Sot dëshmojnë Kryeprokurorja dhe kreu i SHISH në komisionin hetimor të 21 Janarit

Sunday, December 14, 2025

Megjithatë ende nuk dihet nëse Shaqiri dhe Rama do të pranojnë të dëshmojnë para këtij komisioni. Të dy institucionet janë kritikuar për situatën e 21 Janarit dhe mënyrën se si e menaxhuan atë. Prokuroria kritikohet kryesisht për lëshimin e urdhër-ndalimeve ndaj 6 gardistëve që mbrojtën Këshillin e Ministrave. Ndërsa Shërbimi Informativ Shtetëror për mosdhënien e informacioneve paraprake mbi dhunën e ushtruar gjatë demonstratës së 21 Janarit. Deri tani, kanë dëshmuar para këtij komisioni hetimor parlamentar kryeministri i vendit, Sali Berisha dhe ministri i Brendshëm, Lulëzim Basha. Ndërsa pritet që nesër të dëshmojë Presidenti i Republikës, Bamir Top; pasnesër kreu i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj dhe komandanti i Gardës së Republikës, Ndrea Prendi dhe në datën 5 Shkurt do dëshmojë kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -