Tiranë – Sot afati i fundit për kandidatët e zgjedhjeve të pjesshme

Sipas të dhënave që komunikohen nga KQZ, rezultojnë të regjistruara vetëm Partia Demokratike dhe pjesërisht Lëvizja Socialiste për Integrim, të cilat i kanë dorëzuar tashmë propozimet për anëtarët e KZAZ-ve, ndërsa Partia Socialiste dhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut nuk kanë paraqitur ende emrat në respektim të ligjit. Kodi Zgjedhor vlerëson që vetëm këto katër subjekte janë të detyruara të propozojnë komisionerë. Por Partia Socialiste, në respektim edhe të vendimit që ka marrë më 17 tetor në Asamblenë Kombëtare, ka vendosur të mos marrë pjesë në zgjedhjet e 15 nëntorit, duke mos propozuar emra për anëtarë të KZAZ-ve. Ajo vijon në këtë mënyrë nismën e bojkotit, e cila prej muajsh është e pranishme në radhët e saj dhe angazhimin në jetën parlamentare. Ndërsa PBDNJ nga ana e saj ka bërë më dijeni se do të hyjë në këto zgjedhje.

Advertisement