Tiranë | Si do të funksionojë CEZ Shpërndarje? Dollapi premton stabilizim të situatës energjetike

Administratori i ri i CEZ Shpërndarje, Sahit Dollapi, gjatë daljes së tij të parë publike në këtë detyrë, u shpreh se brenda dy muajve të ardhshëm do të stabilizohet furnizimi me energji elektrike në të gjithë vendin. Dollapi shtoi se “do të vendosim standardin e vitit 2009, kur Shqipëria furnizohej pa ndërprerje me energji elektrike. Kam besim të plotë se do t`ia dalim të arrijmë dhe objektivin tjetër madhor, shëndoshjen financiare të kompanisë”. bbbGjatë konferencës për shtyp Dollapi sqaroi se “kufizimi i energjisë elektrike nuk vinte si rezultat i mungesës së energjisë, pasi këtë e siguron kompania KESH, por vinte si rezultat i mos gadishmërisë teknike dhe një mungese totale të bazës materiale të CEZ Shpërndarje në pajisje teknike”. “Do të furnizohen me energji elektrike në 24 orë vetëm ata konsumatorë që paguajnë qindarkë për qindarkë energjinë elektrike, kjo e lexuar dhe shënuar me korrektësi”, tha Sahit Dollapi duke sqaruar se do t’i përmbahet parimit që askush nuk do të trajtohet me dy standarte. Sipas Dollapit një nga urdhërat e parë që ai ka firmosur në krye të CEZ Shpërndarje është pezullimi i aktivitetit të një strukture gjobëvënëse të konsumatorëve. Në të njëjtë kohë ai shtoi gjithashtu se urdhri i tij i dytë është ai i ngritjes së një njësie të posaçme për trajtimin e ankesave të qytetarëve që do të jetë në çdo qytet të Shqipërisë. “Kam vënë re sesi kjo kompani ka zvarritur për muaj të tërë ankesat pa kthyer asnjë përgjigje. Brenda pak ditëve kjo njesi do të jetë në punë, duke i dhënë zgjidhje dhe përgjigje ankesave që do të kenë konsumatorët brenda afateve ligjore të përcaktuara me ligj”, deklaroi Sahit Dollapi.

Advertisement