Tiranë | Shtyhet votimi për nënkryetarin e KLD

alt

Gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura anëtarët e KLD-së të mazhorancës kërkuan që zgjedhja e nënkryetarit të KLD të bëhet pas zgjedhjes së presidentit të ri të Republikës që është njëkohësisht dhe kryetari i KLD. Por, kjo u kundërshtua me votim nga KLD. Zgjedhja e nënkryetarit të ri u caktua për në datën 18 Prill. Komisioni i verifikimit të KLD pranoi si anëtar të Këshillit Elvis Cefën, emrin e votuar së fundmi nga Kuvendi i Shqipërisë. Pas pranimit si anëtar të Cefës, KLD vazhdoi me rendin e ditës dhe një prej anëtarëve, ministri i Drejtësisë Eduart Halimi kërkoi që mbledhja të zhvillohet me dyer të hapura. Kërkesa e tij u refuzua nga Presidenti i vendit Bamir Topi në cilësine e kryetarit të KLD. Dy ishin emrat që u përfolën si kandidatë që do të propozoheshin nga kreu i shtetit për emërim në detyrën e nënkryetarit të KLD. Mes Dritan Hallunaj dhe Ilir Mustafaj, Topi propozoi emrin e dytë. Ndaj Mustafaj dolën kundër 4 anëtarë të KLD, mes të cilëve dhe Ministri Halimi. Votimi për Ilir Mustafaj shtyhet, shkak axhenda e Topit Mbledhja e Këshillit të Lartë të Drejtësisë nuk rezultoi me një votim për nënkryetarin e këtij institucioni për shkak të axhendës së Presidentit.

Advertisement