Tiranë | Shtyhet sërish vendimi për “Gërdecin”

Gjykata e Apelit shtyu për më 13 shkurt vendimin për dosjen “Gërdeci”. Ky vendim u mor pasi dosja e kësaj çështjeje është shumë voluminoze dhe shqyrtimi i saj kërkon më shumë kohë. Seanca e sotme në Apel duhet të shënonte dhënien e vendimit përfundimtar për 29 të pandehurit e akuzuar si përgjegjës të shpërthimit të rreth pesë viteve më parë. Vendimi që pritet është i formës së prerë, ç’ka do të thotë që është i ekzekutueshëm.

Advertisement