Tiranë | Shtyhet sërish cështja “Gjika”

Gjykata e Tiranës ka vendosur të shtyjë seancën gjyqësore në ngarkim të kreut të Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, ndaj të cilit rëndojnë akuzat për falsifikim dokumentash dhe ndërtim pa leje. Gjatë seancës të zhvilluar paraditen e të hënës në Gjykatën e Krimeve të Rënda, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën për në datën 31 mars për shkak se mungonin dy prej avokatëve mbrojtës. Në seancën e fundit,të zhvilluar të hënën e shkuar, Gjykata vendosi të caktojë një ekspert privat për të verifikuar dokumentacionin që Prokuroria i ka dorëzuar gjykatës për ngritjen e akuzës ndaj Kreu të Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika.

Advertisement