Deputetët e kuvëndit kërkojnë pezullimin e zbatimit të këtij ligji. Aktualisht ligji nuk mund të zbatohet për shkak të një vendimi të mëparshëm të kësaj gjykate për ta pezulluar atë. Vendimi është marrë në datën 16 shkurt dhe sot është seanca e parë që zhvillohet pqr shqyrtimin e ankimimeve që kanë mbërritur në zyrat e kësaj Gjykate. Ndërkohë gjykata vendosi që për këtë cështje të kërkojë edhe opinionin e Komisionit të Venecias, organ ky ekspertësh ligjorë të Këshillit të Evropës. Në Gjykatën Kushtetuese janë tre ankimime kundër këtij ligji, një prej disa deputetëve të Kuvëndit, një kërkesë nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit dhe një tjetër kërkesë nga shoqata e prokurorëve.