Tiranë | Shqiptarët shumë shpejt me teknologjinë 4G

Këshilli i Ministrave miratoi planin e ri të frekuencave, i cili i hap rrugë përdorimit të teknologjisë më të avancuar 4G. Duke folur në mbledhjen e qeverisë, Kryeministri Berisha u shpreh se miratimi i këtij plani mundëson që qytetari të marrë informacion me anë të celularit të tij me internet super të shpejtë. “Miratimi i këtij plani i hap rrugë përdorimit të teknologjisë më të avancuar të 4G, teknologji që i mundëson qytetarit të marrë në celularin e tij internet super të shpejtë dhe supër të gjerë, deri në 100 mega/byte dhe i ofron cilësit më të shkëlqyera në këtë fushë”, theksoi kryeministri. “Hapa të tjera administrative do të duhen por me miratimin e këtij plani arrihet një riorganizim tërësor të përdorimit racional dhe interesave më të mirë të frekuencave të vendit. Ju jeni dëshmitar të një hobi të shënuar gjatë këtyre viteve të fundit në fushën e komunimikimit elektronik”, tha Berisha. Sipas Kryeminstrit komunikimi elektronik ka pësuar ulje të tarifave dhe akuzoi opozitën, e cila sulmonte atë në vend që të bënte avokatinë e qytetarëve për uljen e tarifave. “U sulmova në atë kohë në mënyrë të pandershme nga opozita, e cila në vend të bënte avokatinë e qytetarëve sulmonte Kryeministrin, sot kemi një situatë tërësisht tjetër. Përgëzoj kompanitë celulare që me reformat e ndërmarra në këtë sektor bënë të mundur që të mos ndërpritet më biseda në mes, pasi njerëzit thonë se janë me ofertë. Rritja e internetit ka shkuar nga 4.8% mbi 60%, duke shtuar projektet e dixhitalizimeve të fundit”. Kreu i qeverisë shtoi se, pas vitit 2005 çmimet e bisedave me celular janë ulur nga 3 deri në 5 herë. Llojet e tarifave janë rritur nga 17 lloje tarifash gjithsej (5 Oferta, 4 me Parapagese dhe 8 me Kontrate) që ishin në vitin 2005, ne 134 lloje tarifash ne vitin 2012. Pra puthuajse 8 here me shume, nga te cilat 32 Oferta, 8 me Parapagese dhe 94 me Kontrate. “Shqipëria dixhitale është dhe do të bëhet një faktor i rëndësishëm i punësimit dhe rritjes ekonomike të vendit. Ndërkohë ajo u jep qytetarëve shqiptarë më të çmuarën, që është koha. Ne mbetemi të vendosur që në moshën dixhitale të mos ecim, por të vrapojmë”, deklaroi Kryeminstri Berisha.

Advertisement