Tiranë | “Shqipëria uron, Shqipëria dhuron”, një sms për bamirësi

“Shqipëria uron, Shqipëria dhuron” quhet projekti që nisi dje me iniciativën e qeverisë shqiptare. Ky projekt ka si synim të ndajë gëzimin e festave me ata që këto festa i gjejnë në vështirësi dhe në pamundësi. Në qendër të tij janë urimet për festat e fundvitit. Mjafton të dërgohet një sms me urimin përkatës dhe mesazhi do të shfaqet me shkronja drite në fasadën e selisë së qeverisë. Fondi që do të mblidhet nga sms-të e dërguara në numrin 067 40 67 677 do të përdoret për bamirësi. Ndër të parët që dërguan mesazh urimi në kuadër të këtij projekti ishte edhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Ettore Sequi i cili uronte “Gëzuar 2014 të gjithë shqiptarëve! Qoftë një vit më pranë Evropës!”

Advertisement