Tiranë – Shqipëria nuk përfiton liberalizimin e vizave

Sipas tij, kushtet që mbajnë peng heqjen e vizave për shqiptarët, janë siguria e dokumenteve, menaxhimi i kufijve, lufta kundër korrupsionit dhe bashkëpunimi mes institucioneve në vend. Një proces konkret që BE paraqitet kritik për ngecjen e tij është edhe mospajisja e popullsisë me dokumentet e identifikimit me të dhënat biometrike. Ndër të tjera, raporti vë në dukje se, edhe legjislacioni kundër pastrimit të parave si një mënyrë e financimit të terrorizmit është hartuar, por nuk do të miratohet para vjeshtës së këtij viti. Por në këtë raport dënohet edhe dukuria e korrupsionit, i vlerësuar si i përhapur tej mase në Shqipëri, e cila sipas ekspertëve evropianë mbetet një pikë e dobët e institucioneve. Duke shtuar në fund edhe kërkesën për një rritje të bashkëpunimit mes organit të akuzës dhe atij të gjyqësorit.

Advertisement