Tirane – Shqiperia merr pjese ne “Ora e Tokes 2009”

Shqiperia do te marre pjese per here te pare kete vit ne “Oren e Tokes 2009”, qe do te organizohet me 28 mars, ne oren 20:30. Shqiperia do te jete pjesemarrese ne kete ngjarje, si vend partner, mbi nje baze vullnetare, duke iu pergjigjur fteses se Fondit Boteror per Natyren (WWF), per te fikur dritat dhe aparaturat e teperta per nje ore, ne daten dhe oren e caktuar. WWF ia dedikon kete veprim Tokes, planetit qe po vuan ngrohjen globale dhe ndryshimet klimatike. Ne “Earth Hour 2009” jane ftuar te marrin pjese qytete si Tirana, Elbasani, Vlora, Durresi, Shkodra etj. Më këtë veprim pjesëmarrësit dëshmojnë lidhjen e ngushtë që ekziston midis “energjisë” dhe “ndryshimeve klimatike”, si dhe faktin se ne si komunitete mund dhe duhet të merremi me këtë rrezik të madh, pohojnë burime nga Qendra Rajonale e Mjedisit. Ndërkohë, “Rrjeti Shqiptar i Orës së Tokës”, i krijuar në qershor 2008, mirëpret çdokënd që do të marrë pjesë në të, për ta përfaqësuar sa më mirë ambjentalizmin shqiptar. Earth Hour/Ora e Tokës institucionalisht është organizim i WWF, që është organizata më e madhe mjedisore. Në vitin 2007, kjo iniciativë ishte vetëm e qytetit të Sidneit (Australi), ndërsa në 2008 u përshinë rreth 50 milionë banorë në 371 qytete të mëdha të botës.