Tiranë – Shoqatat e biznesit kërkojnë miratimin e ligjit për gjykatat administrative

“Shprehim keqardhjen që ky projektligj nuk është përfshirë në kalendarin e punës për seancën e datës 11 maj, duke rrezikuar miratimin e këtij ligji”, u shpreh Genc Boga, i Dhomës Amerikane të Tregtisë. Përfaqësuesit e sipërmarrjes thanë se nëse parlamenti nuk do e miratojë ligjin brënda kësaj legjislature, për ta shtyrë atë sërish, atëherë kostot për biznesin do të ishin të rënda Gjykatat administrative do të gjykojnë vetëm konfliktet biznes-shtet. Vitet e fundit qeveria ka miratuar një sërë ligjesh, të cilat sipas biznesit i kanë dhënë shumë fuqi administratës, kryesisht asaj tatimore duke e lënë biznesin të pambrojtur ndaj abuzimeve të zyrtarëve. Ndaj dhe ndërtimi i gjykatave administrative ka qënë një nga kërkesat kryesore të sipërmarrjes, të cilat do i garantonin asaj barazi në konfliktet me shtetin.

Advertisement