De Marnhac do të takohet nesër në orën 10:00 me ministrin e jashtëm Edmond Haxhinasto, ndërsa më pas do të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp. Shefi i EULEX-it do takohet më pas me Ministrin e Brendshëm, z. Bujar Nishani dhe do të nënshkruajë një marrëveshje bashkëpunimi mes komponentit të Policisë së EULEX-it dhe Policisë së Shtetit.


