Tiranë, Shefi i Antidrogës aksidenton 17-vjeçarin

Një 17-vjeçar u aksidentua për vdekje pasditen e së martës në autostradën Tiranë-Durrës. Viktima është Erigels Sinanaj.

Ai po kalonte rrugën teksa u përplas nga një automjet që lëvizte në drejtim të Durrësit dhe që drejtohej nga Shefi i Sektorit të Antidrogës në Policinë e Shtetit, Artan Shkëmbi.

Advertisement

Ai i dha ndihmën e parë 17-vjeçarit, por i riu nuk ka mundur t’u mbijetuar plagëve të marra.

Shefi i Sektorit të Antidrogës është ndaluar nga policia, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.