Kështu tha gjatë fjalës së mbajtur sot në seancë plenare, deputeti i opozitës, Eduard Shalsi, duke shtuar se megjithë deklaratat që u thanë në kohën e shkarkimit të ish-ministrit Prifti, nuk u nxorën në dritë arsyet e vërteta të saj. “Nuk ka deputet të mazhorancës që mund t’ia falë Dritan Priftit atë që ka bërë në një vit qeverisje”, tha Shalsi, duke insistuar tek habia se si kryeministri e vlerësoi atë me nota të larta për punën e përbashkët prej mëse një viti në qeverisje. Sipas tij, nuk pati asnjë reflektim nga qeveria për aktivitetin e Priftit dhe çdo gjë kaloi në heshtje.