Kështu e cilësoi lëvizjen e Metës, deputeti i PS, Eduard Shalsi, ndërsa njoftoi dorëheqjen nga dy postet qeveritare. Ky qëndrim sipas tij nuk përbën gjë tjetër veçse një manovër, duke e cilësuar në të njëtën kohë ish/kryeministrin si një aktor të dalë jashtë boje. Për këtë, Shalsi tha se përgjigjen do ta marrin në datën 21 Janar, pasi një gjë mbetet e sigurtë, “është larguar një matrapaz, por ka mbetur ende një bllok i pisët në duart e Berishës”.


