Tiranë | Shalsi: Basha është zbatues i urdhrave të Berishës

Saturday, January 17, 2026

Duke ironizuar fjalën e Kryeministrit Berisha në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, se Basha ishte brohoritur teksa ndiqte ndeshjen e së Shtunës Shqipëri – Bjellorusi, Shalsi tha se “Saliu tashmë kërkon të vjedhë edhe golin e ekipit kombëtar”. Deputeti socialist tha se kandidati i PD-së Basha është vetëm një zbatues i urdhrave të Berishës. “Ishte Luli si ish-ministër i Transporteve që shkatërroi mbikalimin e “Zogut të Zi” me urdhër të Saliut, ishte Luli që vodhi paratë e rrugës së kombit pasi i tha Berisha, ishte Luli që vrau 4 protestues në 21 Janar me urdhër të Saliut”, tha Shalsi. “Zoti e ruajtë Shqipërinë dhe Tiranën, jo nga Luli por nga Saliu”, tha Shalsi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -