Tiranë – Seanca maratonë: Bizhga, mazhoranca shantazh ndaj komisionerëve

Aktualisht në seancë po flet deputeti i PS, Gazmir Bizhga, i cili akuzon mazhorancën për manipulim të procesit zgjedhor dhe për shantazhe ndaj mbështetësve të Partisë Socialiste. “Opozitës nuk iu la ambient pa iu dhunuar. Komisionerët e opozitës shantazhoheshin me jetën e tyre dhe atë të familjarëve. Asnjëherë Policia e Shtetit nuk dha përgjigje për autorët e këtyre shantazheve. Opozita u pengua të zhvillonte hapur fushatat, me partitë e mazhorancës që kërcënonin banorët me pushim nga puna nësë merrnin pjesë në mitingjet elektorale. Këtë pësuan edhe mjekët, infermierët dhe punonjësit e tjerë të administratës”, ka deklaruar Bizhga. Deputeti socialist e ka vënë theksin tek procesi zgjedhor në Ishëm, ku sipas tij PD ka blerë votat përmes aferave të pista korruptive. Ai ka shtuar më tej se rasti i Ruzhdijes nuk është unik, ndaj dhe nevojitet transparencë.

Advertisement