Tiranë – Seanca e dytë e Kuvendit sot në orën 18

Ata janë Gerti Bogdani, Pavlina Hoti dhe Ledina Aliolli. Në bazë të rregullores së kuvendit, grupet parlamentare kanë sjellë propozimet e tyre për deputetët që do të jenë në komisionin e përkohshëm të verifikimit të mandateve. Komisioni përbëhet nga 9 deputetë të mazhorancës e opozitës, kryetari i seancës së parë të kuvendit ka komunikuar vetëm emrat e deputetëve të mazhorancës. Me këtë procedurë kuvendi i ri mbylli seancën e tij të parë për t’u mbledhur sërish sot në orën 18. Deputetët socialistë vendosën të bojkotojnë seancën e parë të Kuvendit si qëndrim kundërshtues ndaj asaj që ata e quajnë standarde të ulëta të zgjedhjeve të fundit, të papranueshme, sipas tyre, për një vend anëtar të NATO-s. Socialistët kanë deklaruar se do të kenë marrëdhënie të kushtëzuara me Kuvendin, ndërsa demokratët e quajnë të gabuar e jo konstruktiv qëndrimin e deputetëve socialistë.

Advertisement