Tirane – Scheffer, Shqiperia dhe Kroacia ne prill anetare te NATO-s

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer ka deklaruar se në Samitin e 3 dhe 4 prillit në Strasburg dhe Kehl Shqipëria dhe Kroacia do të jenë anëtare me të drejta të plota të NATO-s. Sipas Scheffer, zgjerimi i NATO-s vazhdon të mbetet në rendin e ditës të Aleancës, veçanërisht për të garantuar vazhdimësinë e procesit të stabilizimit të Evropës. “Dera do të mbetet gjithmonë e hapur për anëtarët e ardhshëm”, njoftoi ai gjatë një konference për festimin e përvjetorit të dhjetë të pranimit të Hungarisë, Republikës Çeke dhe Polonisë. “Zgjerimi i NATO-s mbetet një nga strategjitë kryesore për konsolidimin e Evropës”, nënvizoi ai. Ukraina dhe Gjeorgjia kërkojnë gjithashtu të integrohen, por kërkesa e tyre u refuzua gjatë samitit të mëparshëm, në Bukuresht në pranverën e vitit 2008.

Advertisement