Tiranë – Ruli reagon për akuzat e koncesioneve minerare

“Në kohën kur unë isha ministër i ekonomisë kompania minerare ishte në një gjëndje të vështirë pasi kishte shumë borxhe dhe unë bëra çdo gjë që të bëheshin investime” sqaroi Ruli duke shtuar se ministria i ka vënë 1.6 mld dollarë gjobë kompanisë “Darko”. Ndërkohë duke iu referuar edhe akuzave të ish-ministrit të ekonomisë Dritan Prifti, ministri Ruli e cilësoi këtë të fundit si të papërgjegjshëm për akuzat. “Prifti është i papërgjegjshëm për akuzat që hedh. Përse Prifti nuk foli më parë por vetëm atëherë kur u largua si ministër. Kjo është një taktikë e tij për të sulmuar” theksoi Ruli duke shtuar se METE-e ka proçeduar sipas ligjit në kohën kur ai ishte në krye të këtij institucioni.

Advertisement