Propozimi u votua me 55 vota në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar socialist, ku Ruçi ka qenë kandidati i vetëm për mbajtjen e këtij posti. Ndërkaq, deputetët e Partisë Socialiste duhet te zgjedhin veç kryetarit, edhe dy nënkryetarët dhe sekretariatin e kryesisë së grupit parlamentar. Ndërkohë, që flitet se nënkryetare ka shumë gjasa që të jetë deputetja Arta Dade. Pritet që me postin e ri të konfirmuar zyrtarisht tashmë, të kreut të grupit parlamentar socialist, Ruçi të paraqitet sot edhe në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, ku do të merret në shqyrtim nisma e paraqitur në Kuvend nga deputetët socialistë.