“Pas tetë muajsh kemi zgjedhje, ndërsa ende nuk kemi një KQZ, duke shkelur në mënyrë të vazhdueshme afatet në plotësimin e një institucioni kaq të rëndësishëm si Komisioni Zgjedhor”, tha Ruçi në fillim të seancës plenare, duke shprehur shqetësim për mosfutjen në rend dite të votimit të anëtarëve të këtj institucioni. “Ne si opozitë do të donim që ky proces të ishte ndryshe, sipas frymës së kodit elektoral dhe nenit përkatës. Këtij procesi duhet t’i paraprinte një proces politik, i cili nuk u krye asnjëherë si i tillë, sidomos me aplikantët për kryetar të KQZ-së”, tha Ruçi. Gjithashtu ai i kërkoi kryetares së Kuvendit që të mbledhë Këshillin e Mandateve për të plotësuar vakancën e krijuar në grupin parlamentar të PS-së, pas dorëzimit të mandatit nga deputeti socialist, Andis Harasani.