Tiranë | Ruçi: opozita e ka dorëzuar rezolutën e integrimit

gramoz-ruci ne parlament

E duke iu referuar fjalëve të kryeministrit në respekt të vizitës së dy ministrave të Jashtëm të Italisë dhe Greqisë një ditë më parë, zoti Ruçi i bëri me dije kryeministrit se miqtë e Shqipërisë erdhën në Tiranë për probleme thelbësore të Shqipërisë, një nga të cilat është mungesa e parlamentarizmit. E në këtë kuptim kryetari i grupit të PS-së apeloi që të rikthehet parlamentarizmi në kuvend, një pikë kyç kjo për integrimin në BE. Ruçi e ftoi kryeministrin Berisha dhe mazhorancën të pranojnë dhe miratojnë rezolutën me 12 pika të hartuar dhe dorëzuar nga opozita. Ai i rikujtoi kryeministrit se opozita nuk është garniturë e pushtetit, që ky i fundit t’i hedhë hi syve të Brukselit, duke miratuar ligje që nuk kanë konsensus. “Duhet ta meritojmë integrimin”, tha Ruçi, duke ritheksuar se opozita nuk do të ngrejë kartonin jeshil në kuvend duke bërë shurdhin dhe memecin.

Advertisement