Tiranë | Ruci: grupi ynë nuk lejon vjedhjen e votave në Kuvend

alt

Por mazhoranca kërkoi që veç vulës, fleta e votimit të kishte edhe firmat e anëtarëve të komisionit që merret me procedurat e votimit. Kështu ata kërkuan që fleta e votimit të firmosej në momentin që tërhiqej nga çdo deputet. Ne nuk mund të lejonim identifikimin e fletëve të votimit. Këtu lindi konflikti dhe u bllokua votimi”. Ruçi u shpreh se në momentin që pati këtë bllokim, ishte vetë kryeministri Berisha, i cili tentoi të votonte me fletë votimi të firmosur nga anëtarët e komisionit që merret me procedurat e votimit. “Unë ndërhyra për të mos lejuar këtë mënyrë votimi. Berisha vërtetë ka vjedhur votat e shqiptarëve, por grupi ynë parlamentar nuk mund ta lejonte që të vidhte edhe votat tona në sallën e Kuvendit”, tha Ruçi. Sipas tij, në momentin kur Berisha e pa se nuk mund të vazhdonte të realizonte qëllimin e tij, i dha urdhër kryetares së Parlamentit që të votohej në mënyrë elektronike.

Advertisement