Tiranë – Ruci: duhet reflektim për zgjidhjen e krizës

Në seancën plenare të kuvendit Ruci deklaroi se raporti kritikon keqpërdorimin e pozicionit të kryetarit të parlamentit, si dhe ngre shqetësimin për korrupsionin. “Ka vërejtje konkrete nga KE dhe juve duhet të jepni përgjigje. Nuk ka vend për lëvdata, por ka nevojë për reflektim, duke nisur që nga zgjidhja e krizës politike”, tha Ruci, duke përmendur se është hera e parë në 5 vjet që Komisioni i thotë ‘Jo’ një vendi për kërkesën për statusin. Ruci riktheksoi se opozita tashmë e ka bërë ofertën e saj në përputhje me rezolutën e Parlamentit Evropian, e ka hedhur në tavolinë, ndaj i takon kryeministrit që ta pranojë si rrugëzgjidhjen e vetme. “Ne nuk të besojmë ty zoti kryeministër, duam garanci të plotë për zgjedhjet e ardhshme”, tha Ruci.

Advertisement