Tiranë – Rritet buxheti i KQZ

Në mbledhjen e djeshme të qeverisë kryeministri Berisha ka kaluar në buxhetin e institucionit të menaxhimit të zgjedhjeve 165 milionë lekë, duke vendosur 90 milionë lekë për pagat dhe sigurimet shoqërore e shëndetësore, 10 milionë për mallra e shërbime dhe 65 milionë për t’ua shpërndarë subjekteve zgjedhore. Komisionet ndërpartiake pritet të jenë të shumta dhe për pasojë fondi i KQZ-së ishte i pamjaftueshëm për t’i përballuar shpenzimet. Dy forcat më të mëdha politike, PD dhe PS, do të marrin edhe pjesën më të majme të shumës së akorduar nga KQZ-ja dhe buxheti i shtetit për financimin e tyre gjatë zgjedhjeve të 28 qershorit. Pjesa më e madhe e këtyre të ardhurave do të përdoren për postera dhe reklama. Sipas relacionit, financimi i rritur për Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve ka ardhur nga ndryshimet e bëra në Kodin Zgjedhor. Fondi, i cili është përcaktuar për Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, shkon menjëherë për t’u përdorur.

Advertisement